Afrim Ajvazi, ZRrE - Foto: KALLXO.com

Ajvazi- Matoshit: Pse nuk po lëshoni leje mjedisore për hidrocentralet

Afrim Ajvazi nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është autoriteti kryesor.

Ajvazi ka pyetur ministrin e MMPH se pse nuk po lëshojnë lejet mjedisore për asnjë hidrocentral.

“Në rastin e hidrocentralit në Deçan është mos përgjegjësi e institucionit se nuk po e kryen punën, MMPH është autoriteti kyç, lëshon lejë ndërtimore e ka lejen ujore dhe lejen mjedisore  dhe janë tri çështje që po diskutohen me javë pse nuk po i çojnë inspektoratet me shku me monitoru çka është duke ndodhur me projektin, ky institucion nuk ka lëshuar asnjë leje mjedisor për shtatë apo tetë hidrocentrale në Kosovë, le të tregojnë se pse ekzistojnë, pse nuk i kryen përgjegjësitë si institucion, e ke ligjin për mjedisin, po dilni more burrë monitoroni, dërgoji inspektorat”, ka pyetur Ajvazi.

Ministri i MMPH, Fatmir Matoshi është përgjigjur se kjo ministri nuk lëshon leje për shkak se asnjë hidrocentral nuk është duke operuar në rregull.

“Pëlqimin mjedisor ja jep investitorit kushtet mjedisore, ku thotë se nëse investitori shkakton dëme në mjedis ndërsa për me marrë leje mjedisore duhesh me kthy në gjendjen e mëparshme, ambientin dhe kjo është arsyeja se pse ne nuk japim leje mjedisore, në momentin që ne japim leje mjedisore ne si ministri pajtohemi që ky operator me ambientin është në rregull, ne nuk japim pëlqim mjedisor sepse asnjë hidrocentral nuk është në rregull”, ka replikuar Matoshi.

.