Ajri në Mitrovicë tre herë më i ndotur se në Prishtinë

Sipas matjeve të ekipit të KALLXO.com sot në Mitrovicë, cilësia e ajrit arrin nivele të pashëndetshme të ndotjes.

Nga matjet që janë bërë rreth orës 10:00 ne mëngjesin e sotshëm, në qendër të Komunës së Mitrovicës, ndotja e ajrit ka arritur në 191 shkallë. Sipas indeksit te cilësisë së ajrit, ndotja në këtë shkallë konsiderohet e pashëndetshme.

Ndërsa në Prishtinë, sipas matjes së Ambasadës Amerikane, aktualisht, niveli i ndotjes është ‘mesatar’ me shkallë të ndotjes 61.

Poashtu, vlerat e dy matësve tjerë të ajrit në Prishtinë të publikuara në web-faqen ‘AirVisual’, ai në lagjen Aktash që matet nga kompania 3CIS, tregon se niveli indotjes në këtë lagje arrin shkallën 152.

Gjithashtu matjet e bëra nga organizata ‘BONEVET’, që është e stacionuar afër stacionit të trenave, tregon nivel të ngjashëm të ndotjës – 155 shkallë. Këto vlera, sipas Indeksit te Cilësisë së Ajrit, konsiderohen si të pashëndetshme.

Kur cilësia e ajrit është mes 150-200 shkallë, konsiderohet ‘ i pashëndetshëm’ (unhealthy), sidomos për grupet e ndjeshme të qytetarëve. Personat me sëmundje të mushkërive, të zemrës, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse janë të ekspozuar dhe rekomandohet të i shmangen aktiviteteve në ambiente të jashtme. Gjithashtu, ne këto nivele të ndotjes rekomandohet që edhe njerëzit e tjerë të shmangin aktivitete të rënda dhe të gjata në ambiente të jashtme.

ETIKETA

01 Shkurt 2019 - 13:38

Lira Ramadani 01/02/2019 - 13:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend