Prishtina, 27 janar 2019 - Foto: KALLXO.com

Ajër 'i pashëndetshëm’ sot në mëngjes në Prishtinë

Niveli i ndotjes së ajrit mëngjesit e sotëm në Prishtinë është në nivelin “i pashëndetshëm”.

Sipas matjeve të bëra nga Ambasada amerikane në Kosovë, në orën 09:00 të mëngjesit, shkalla e ndotjes së ajrit ka arritur në 158.

Ndotja në këtë nivel është shqetësuese për njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ajrit të ndotur.

Prandaj në bazë të këtij niveli, rekomandohet që fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur jashtë shtëpisë.

Kryeqyteti i Kosovës, në vazhdimësi është ballafaquar me ajër të ndotur

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.