Ndertim ne Prishtine foto REL AFP

Ajdini: Punëtori po e humb jetën për dy dërrasa

Niveli i ulët i sigurisë në punë, por edhe pakujdesia janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar që gjatë këtij viti, në Kosovë, 12 punëtorë të humbin jetën në vendet e tyre të punës, dhe 61 të mbesin të lënduar.

Sipas Inspektoratit të Punës sektori publik është më i sigurt.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se gjendja në sektorin privat është shumë e vështirë sa i përket sigurisë në punë, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

“Punëtori për dy dërrasa e ka humb jetën, apo e ka zënë dheu në kanal. Inspektorati i punës po mundohet por nuk ka kapacitete dhe mjete me evitu dhe me zbut këtë çështje”, ka thënë Ajdini./21Media