Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Ahmeti: Të premten e dërgojmë platformën  e dialogut në Kuvend

Kreu i partisë Socialdemokrate dhe njehërit bashkëdrejtues i ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti ka thënë se në takimin e sotëm ndërmjet krerëve të institucioneve kanë qenë dy tema për diskutim, platforma për dialogun dhe letra e dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ishin dy tema, çështjet për platformën dhe u diskutua edhe letra nga ShBA” tha Ahmeti para gazetarëve, i cili doli nga takimi para se të përfundoj ai.

Ai ka njoftuar se platforma për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë do të dërgohet në Kuvend pas dy dite.

“Ne jemi para përfundimit dhe sot i kemi edhe disa diskutime, unë besoj që të premten do ta dorëzojmë në Kuvend. Në ora 13 do të jetë takim i rregullt. Kemi pasur mbrëmë një takim prej katër orësh rreth platformës. Të shohim a do të ketë nevojë prap për ndonjë takim nesër. Mbesim besnik ndaj Kushtetutës dhe qëllimi është që të kemi një njohje të ndërsjellët” ka thënë Ahemti kur foli për platformën e dialogut.

Ahmeti ka folur edhe për taksën. Sipas tij, ky veprim I Qeverisë së Kosovës nuk e dëmton bashkëpunimin mes Kosovës dhe ShBA-së.

” Çka po kërkoj është të kemi një qëndrim unik si shtet. Ky në fund është vendim I Qeverisë dhe partnereve t koalicionit. Unë kam kërkuar të mos ta lëmë vet Kryeministrin, në qëndrimin e tij, na nuk duhet ta lëmë vet njëri tjetrin, nëse merret vendimi të hiqet ta marrim bashkë kritikën. Unë jam I bindur se kjo nuk e rrezikon bashkëpunimin me ShBA” përfundoi ai.