Ahmeti: Nuk do të ketë koalicion me PDK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për shkarkimin e dy drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë,drejtorin e Shëndetësisë, Arben Vitia  dhe Nora Kelmendi nga Drejtoria e Kadastrit.

Ai po ashtu ka folur edhe për koalicionin e mundshëm me PDK-në, gjë të cilën ai e ka mohuar.

“Tashmë e kam bërë të  qartë që sdo të ketë koalicion me PDK-në në komunën e Prishtinës”, tha Ahmeti.

Ai tha se shkarkimi i dy drejtorëve të VV-së në këtë komunë “erdhi pasi situata është bërë e paqëndrueshme”.

“Janë bërë pesë muaj prej që kam dërgu ofertë zyrtare me numër më të madh të drejtorive për LV-në, katër gjithsej. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, kanë vazhdu me sulme të përditshme të aktivistëve, në të njëjtën kohë nuk e kanë miratu asnjë propozim që e kam dërgu. As se kan votu asnjë propozim kanë berë edhe shumë tjera, nuk mund të menaxhojmë këtë situatë kështu, derën e kanë hapur kur dëshirojnë të diskutojnë për bashkëpunim por se sakrifiojmë Prishtinën për inate personale”, tha Ahmeti.

Ai po ashtu ka mohuar edhe kthimin e mundshëm të   Gent Begollit në komunë pas dorëheqjës së tij nga Telekomi i Kosovës.

“Nuk kam njohuri për këtë se a do të kthehet as nuk kam kërkesë, as  ska pas diskutime në lidhje me këtë çështje, por edhe nëse bëhet një kërkesë e tillë.Komuna e Prishtinës i ka dy nënkryetarë dhe asnjë tjetër. Selim Pacolli dhe Muhadn Mushi”, tha Ahmeti.