Ahmet Isufi, Deputet, AAK

Ahmet Isufi: Mbylleni këtë seancë pa lidhje

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se seanca është thirrur për shpenzime të paparashikuara dhe po kalohet në tema tjera pa kuptim.

Ai ka thënë se pasi nuk ka raport dhe të dhëna për shpenzimet e paplanifikuara, është dashur të pritet raporti pastaj të thirret seancë.

“Nëse qeveria i ka bo shpenzimet në bazë të ligjit, janë marrë vendimet atëherë ta presim raportin e të  diskutojmë. Nëse janë bërë shpenzime siç u tha pritni raportin dhe hyjmë në seancë kur mundemi ta bëjmë një debat normal dhe jo të flitet për gjëra që nuk i kemi të dhënat”, tha Isufi.

“Nuk e di pse LDK disa herë thërret seanca të jashtëzakonshme dhe kush po e nxit në këtë drejtim me marr autogol ose me ju kthy bumerang pa nevojën kur ka nevojë të mbahen seanca serioze me tema të caktuara me dokumente me të dhëna konkrete dhe jo të flitet paushall siç po flitet”, tha Isufi.

“Prandaj mbylleni këtë seancë palidhje krejt dhe të shkojmë në seanca të mira dhe të domosdoshme për qytetaret e vendit sepse veç po i maltretojmë qytetarët”, rekomandoi Isufi.