Agim Bahtiri

AGK dënon kërcënimin e gazetarit Shkumbin Kajtazi nga kryetari i Mitrovicës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka reaguar lidhur me kërcënimin që pretendohet që i është bërë gazetarit Shkumbin Kajtazi nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

AGK është njoftuar nga gazetari Shkumbin Kajtazi se gjatë ditës së sotme ka pranuar një kërcënim nga kryetari i Mitrovicës.

Gazetari Kajtazi, i cili është redaktor në Gazetën Metro  ka bërë të ditur se Bahtiri e ka marrë në telefon atë dhe i është drejtuar me fjalë kërcënuese dhe sharje.

Ky kërcënimi ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi vjen pas publikimit të një artikulli të publikuar në gazetën “Metro”, ku tregohej për punësimi e një vajze në pozitën e shefes së kabinetit se kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, thuhet në reagim.

AGK ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria që këtë rast ta trajtojnë me prioritet dhe kërcënuesi të sillet para drejtësisë.

Kujtojmë se ky kërcënim shënon rastin e 13-të më radhë të ndodhur ndaj gazetarëve përgjatë këtij viti.