AGK dënon gjuhën e presidentit Thaçi ndaj gazetarit Fitim Gashi

Asociacioni i Gazetareve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës se presidentit Hashim Thaçi, i cili iu drejtua gazetarit Fitim Gashit “unë në emër të Vuçiqit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flas”.

Në reagimin e AGK-së thuhet se dënojnë gjuhën e përdorur nga presidenti Thaçi ndaj gazetarit Gashi dhe kërkon nga ai që të mos përdorë akuza dhe etiketime të pabaza ndaj gazetarëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën e përdorur nga Presidenti Hashim Thaçi, ndaj gazetarit Fitim Gashi, në konferencën e sotme për medie duke i thënë atij se “unë në emër të Vuçiqit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flas. Etiketimi dhe diskursi i përdorur nga presidenti ndaj gazetarit Gashi për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është i papranueshëm dhe përbën cenim të integritetit profesional të punës së gazetarëve dhe të mediave”, thuhet në komunikatë.

Tutje, AGK i bën thirrje presidentit Thaçi që të distancohet nga gjuha e tillë linçuese dhe të tregohet më i përmbajtur në respektimin e punës së gazetarëve.

Ky është reagimi i plotë i AGK-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën e përdorur nga Presidenti Hashim Thaçi, ndaj gazetarit Fitim Gashi, në konferencën e sotme për medie duke i thënë atij se “unë në emër të Vuqiqit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flasë”.

Etiketimi dhe diskursi i përdorur nga presidenti ndaj gazetarit Gashi për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është i papranueshëm dhe përbën cenim të integritetit profesional të punës së gazetarëve dhe të medieve.

AGK kërkon nga presidenti Thaçi që mos të përdor akuza dhe etiketime të pabaza ndaj gazetarëve dhe mediumeve që ata përfaqësojnë. AGK i bënë thirrje Presidentit Thaçi, që të distancohet nga gjuha e tillë linçuese dhe të tregohet më i përmbajtur në respektimin e punës së gazetarëve.

KALLXO.com transmetoi drejtpërdrejt konferencën e thirrur nga presidenti Thaçi.