Poster i vendosur në qendër të Prishtinës në ditët kur qeveria e Kosovës i vendosi taksë mallrave nga Serbia e Bosnja. Foto: BIRN

Agjenda e takimit të Qeverisë, Haradinaj nuk e diskuton taksën

Qeveria e Kosovës pritet që sot të mbajë mbledhjen e saj të radhës, mirëpo nuk pritet që as në këtë mbledhje të diskutohet vendimi për taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në agjendën e kësaj mbledhjeje të siguruar nga KALLXO.com nuk përendet ndonjë pikë që ka të bëjë më vendimin për taksën, disa nga pikat e tjera janë:

“Shqyrtimi i propozim për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e ish zëvendësministrit të Ministrisë së Diasporës, Arian Daci, shqyrtimi i propozimi-vendimit për ndryshim plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2019 të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, janë disa nga pikat e kësaj mbledhjeje.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj, ua ka dërguar një letër shteteve të Quint-it dhe SHBA-ve ku tregohen kushtet për heqjen e takës.

Derisa po dje kryeparlamentari Kadri Veseli doli me propozimin e tij për suspendimin e taksës në një periudhë kohore prej 120 ditësh.

https://kallxo.com/haradinaj-mbledh-ministrat-pas-shfaqjes-se-dallimeve-per-taksen-ndaj-serbise/

.