Agjenda e Ceromonisë Shtetërore për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s

Edhe sot do të vazhdojë Ceremonia Shtetërore për Shënimin e 20-vjetorit të Hyrjes së Trupave të NATO-s në Kosovë.

Në dallim prej ditës së djeshme sot do të bëhet përurimi i ish-sekretares Madeline Albright si dhe do të organizohet një ecje që është quajtur për liri.

Poashtu do të vizitohet edhe shtatorja e ish-presidentit, Bill Clinton që ka ardhur në Kosovë për këtë përvjetor.

Kjo është agjenda e plotë:

11:00 – 12:30  Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë                            

Vendi: Sheshi Skënderbeu

14:00 – 14:30

Ecje për liri

Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Sëiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright

 14:35 – 14:50     Përurimi i Bustit të Sekretares Albright

Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova

 15:00 – 15:15      Vizitë në Bulevardin Bill Clinton

Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton

17:00 – 19:30      Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë

“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”

Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald