Agim Bahtiri Dorëlirë me Mbesën e Kadri Veselit

Gjatë këtij emisioni mund të ndiqni intervistën me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri i cili jep arsyen pse krijoi favorizime në punësimin e mbesës së kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Unë pasi e kam punësuar e kam kuptuar se Fitore Veseli është mbesa e Kadri Veselit… Rasti është mbret i botës”, thotë Bahtiri.

Gjithashtu në këtë emision mund t’i ndiqni pretendimet e ish drejtorit të arsimit Pajazit Hajzeri i cili është bërë kurban i prishjes së koalicionit  mes LDK-së dhe AKR-së në Mitrovicë, pasi që u shkarkua nga Bahtiri.

“Çdo shkelje që unë kam dashur ta ndaloj në shkollat e Mitrovicës, kryetari Bahtiri ia ka dhënë krahun asaj të keqeje vetëm pse drejtorin e ka marrë dhe e ka ofruar në AKR”, thotë Hajzeri.

Hajzeri foli edhe për favore tjera të cilat pretendon se i ka bërë Bahtiri në punësime në sektorin publik në këtë komunë.

Bufeja e shkollës së mjekësisë “Xheladin Deda” i ishte dhënë në shfrytëzim me një qira prej 150 eurosh në muaj dhe pa kurrfarë kompensimi tjetër djalit të një aktivisti të AKR-së në Mitrovicë.

Në fund të intervistës, transmetohet rubrika e rregullt “Policia” ku do mund t`i ndiqni xhirimet ekskluzive nga aksione e njësive të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

Emisioni transmetohet çdo të premte në RTK në orën 22:20 ndërsa repriza të hënën në mesditë.