Gjendja në sheshin në qendër të Torinos pas rrëmujës - Foto: AFP/BBC

Afro 1,000 të Lënduar në Torino

Siç raporton BBC, mijëra tifozë të futbollit po ndiqnin në transmetim të drejtpërdrejtë finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit në Cardiff.

Në një moment është dëgjuar një zhurmë dhe thashethemet ishin përhapur se ka ndodhur një sulm terrorist.

Të paktën dy vetë, përfshirë një fëmijë shtatëvjeçar, u lënduan seriozisht.

Reali mundi Juventusin 4-1 për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të 12-të.

Incidenti ndodhur 10 minuta pa përfunduar pjesa e dytë, kur turma shtypi shumë njerëz në qendër të Piazza San Carlo.