Afro 1.000 shoferë të dënuar për shkelje të rregullave në trafik

19 aksidente me të lënduar dhe 23 aksidente pa të lënduar janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Kosovës me anë të raportit ditor ka njoftuar se ka shqiptuar gjithsej 998 tiketa trafiku.

Gjithashtu, Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 10 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar nën masën e ndalimit policor, një në vuajtje të dënimit, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.