Afër 2 milionë euro për asfaltimin e rrugëve që lidhin 5 fshatra të Ferizajt

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën ka nënshkruar kontratën për projektin e asfaltimit të rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, kjo rrugë që lidh 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1,821,792.19 euro.

Gjithashtu, MIT paralajmëron se punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune.