Adriana Hoxhiq emërohet Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Haradinaj ka thënë se Hoxhiq shquhet për punën e saj për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

“Sot emërova Adriana Hoxhiq, ministre të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila shquhet për angazhimin e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është i njohur gjerësisht kontributi i saj në krijimin e urave të komunikimit dhe mirëbesimit ndërmjet komuniteteve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Adriana Hoxhiq, para se të emërohet në postin e ministres ka qenë Drejtoreshë e Administratës në Komunën veriore të Mitrovicës.

Emërimi i Hoxhiq në këtë pozitë vjen pasi kreu i qeverisë e shkarkoi  ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur nga ai.