Adem Salihaj

Adem Salihaj është i lindur më 25.12.1950, në fshatin Duraj të komunës së Kaçanikut, në një familje me tradita luftarake e patriotike kundër Serbisë. Ka kryer Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si gazetar në gazetën e studentëve “ Bota e re”, pastaj disa vite në Televizionin e Prishtinës. Në vazhdimësi ka qenë i ndjekur politikisht. Është dënuar tri herë nga regjimi serb dhe ka mbajtur rreth 12 vite në burgjet famëkeqe të Jugosllavisë, në të cilat është torturuar rëndë. Serbia e ka qitur edhe dy here tjera në gjyq,por nuk ka arritur t’i përfundojë këto gjykime. Asnjëherë nuk është dorëzuar para torturave,e as para dënimeve të rënda, që i janë shqiptuar nga gjykatat serbe. Para vitit 1999,por edhe pas çlirimit të Kosovës,ka qenë vazhdimisht i angazhuar në proceset e rëndësishme politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës,si dhe në institucionet e Kosovës, në të cilat ka pasur funksione të rëndësishme. Në vazhdimësi ka qenë luftëtar i pakompromis për idealet kombëtare të lirisë,pavarësisë dhe demokracisë,por njëkohësisht edhe luftëtar i pakompromis kundër tradhtisë dhe krimit të organizuar. Ishte bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Presidentit Rugova, veçanërisht në vitet e fundit të jetës së tij. Është nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. FUNKSIONET SHTETËRORE: Adem Salihaj ka pasur këto funksione të larta shtetërore : -Zëvendës-kryeministër i Qeverisë së Kosovës 2004-2006, i nominuar drejtpërdrejt nga Presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova -Kryeministrit në detyrë i Qeverisë së Kosovës -Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, 3 mandate -Kryetar komune në Ferizaj, 2 mandate FUNKSIONET PARTIAKE: Ka kryer edhe funksione të larta partiake si: -kryetar dege ,me një ndërprerje 2-vjeçare, -anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës -Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë -anëtar i të gjitha organeve të larta larta partiake VIZITAT ZYRTARE: Adem Salihaj ka vizituar zyrtarisht këto shtete: SHBA (shtetet Washington State, ,Nju Jork,Meriland, Kolorado,Oregon,North Karoline,Vermont, Washington DC) Gjermaninë,Zvicrën, Belgjikën, Finlandën,Francën,Italinë, Shqipërinë,Austrinë,Kanadanë,Emiratet e Bashkuara Arabe,Monacon. Ka marrë pjesë disa here në Forumin Ekonomik Botëror Krans Montana. TAKIMET ZYRTARE ME PERSONALITETE: Është takuar zyrtarisht me këto personalitete kombëtare e ndërkombëtare: Kryeministrin Sali Berisha,Presidentët Moisiu dhe Topi,kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli,kryetaren e Senatit të Belgjikës Anne-Marie Lizin,kancelaren gjermane Angela Merkel, kryetarin e Kuvendit të Saksonisë së Ulët-Gjermani,sekretarin e NATO-s Havier Solana, ,presidenten e Zvicrës Micheline Kalmi Rej,princin e Emirateve të Bashkuara Arabe,ministren e Ekonomisë dhe Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministrin e Shëndetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës Karel De Gucht,ministrin e Administratës,Politikës së Jashtme,Mediave dhe Turizmit të Flandrisë Gert Bourgeois, ministrat e punëve të jashtme të Spanjës dhe të shumë vendeve të tjera,ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar,deputetët e Parlamentit Evropian Doris Pack ,kryetare e Delegacionit të Evropës Juglindore të Parlamentit Evropian,eurodeputetin Georgy Shoplin (nga familja e Oto Von Habsburgëve),pastaj eurodeputetët Istvan Szent-Ivanyi, Livia Jaroka, Anna Ibrisagic, deputeten Kinga Gal nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme,personalitete të rëndësishme si Wiliam Woker,Bernard Kushner,Vinçenco Palja,si dhe shumë funksionarë të tjerë të lartë botërorë,pastaj ambasadorët e Francës, Greqisë, Anglisë,Rumunisë, SHBA-ve, Gjermanisë, Sllovenisë, Kroacisë,Norvegjisë, Suedisë, Belgjikës,Holandës,Shqipërisë,Zvicrës,Italisë,Japonisë,Taivanit, Kinës,Rusisë e të shumë vendeve të tjera,disa nga komandantet e NATO-s per Evropen Juglundore,gjenerale amerikanë,gjermanë,frnacezë e italianë, udhëheqës dhe kryetarë të komuniteteve fetare,si myfti,ipeshkëv,kardinalë,përfaqësues të organizatave e të fondacioneve të ndryshme ndërkombëtare, e të tjerë. Burimi: https://www.facebook.com/adem.salihaj/info?collection_token=100001960996997%3A2327158227%3A8

Kallxo 29/05/2014 - 15:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend