Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku kritikon Haradinajn për shpenzimet në kremtën e Pavarësisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar ashpër qeverinë Haradinaj për shpenzimet e bëra për festimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Plot 2540 kosovarë duhet të punojnë një vit rresht, nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim e me kompenzim minimal për mbijetesë, për t’i ndarë nga pagat e tyre 500,000 euro tatim për shtet” shkroi ai në Facebook.

Ai po ashtu akuzoi qeverinë për mashtrim në faturimin e shpenzimeve për këtë përvjetor.

“Shteti i tyre, në i thënshin ashtu, i shpërndanë këto 500,000 euro lehtësisht në mashtrim. Dhe atë në festim të pavarësisë. Paguan dhjetëfish më lirë e faturon dhjetëfish më shtrenjtë. Mashtron në lapsa e emblema pavarësie, në parakalim të ushtrisë e në flamur të Republikës. Mashtron në vet deklaratën e pavarësisë – 27,000 euro për shtatë kopje të saj.”, shtoi Abdixhiku.

https://kallxo.com/haradinaj-nuk-raporton-para-komisionit-per-ndarjen-e-500-mije-eurove-per-11-vjetorin-e-pavarsise/