Deputeti Lumir Abdixhiku - Foto: LDK

Abdixhiku: Afro 200 milionë euro të shpërdorura nga Qeveria e PAN-it

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka numëruar disa nga vendimet e Qeverisë, duke i vlerësuar si shpërdorime të parave.

Abdixhiku në profilin e tij në  ‘Facebook’ ka thënë se për një vit e gjysmë qeverisja aktuale ka shpërdoruar afër 200 milionë euro.

Postimi i plotë i deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në Kosovën e PAN-it:

– 53 milionëve të Bechtelit;

– 52 milionëve të ujit;

– 49 milionëve të listave fallce;

– 16 milionëve të rezervës shtetërore;

– 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;

I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.

Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para.