Haki Abazi, Drejtor i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’ për Ballkanin Perëndimor. Foto: Kallxo.com

Abazi : Thaçi është i pabesë dhe si i tillë duhet të shkojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi konsiderohet i pabesë nga analisti Haki Abazi.

Ai në një status në Facebook ka numëruar disa situata kur sipas tij Thaçi ka tradhtuar shokët e tij dhe nuk ka qenë transparent nëpër procese të rëndëishme shtetërore.

Ka tradhetuar Fatmir Limen e Jakup Krasniqin- ish miqet e tij,e ka tradhetuar marreveshjen e lidereve per reforme, e ka tradhetuar Isa Mustafen duke e rrezuar qeverine per interesa te tija dhe klanit PRONTO, ka nenshkruar demarkacionin pa transparence, ka bere presion ne sistemin e gjyqesise me njerezit e tij, ka dhene perkushtimin per asociacionin dhe formimin e saj”, shkroi Abazi.

Ai përmendi edhe marrëdhëniet e Thaçit me ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Abazit:

Thaci eshte i pabese dhe si i tille duhet te shkoje- i pabese

Ka tradhetuar Fatmir Limen e Jakup Krasniqin- ish miqet e tij
E ka tradhetuar marreveshjen e lidereve per reforme
E ka tradhetuar Isa Mustafen duke e rrezuar qeverine per interesa te tija dhe klanit PRONTO
Ka nenshkruar demarkacionin pa transparence
Ka bere presion ne sistemin e gjyqesise me njerezit e tij
Ka dhene perkushtimin per asociacionin dhe formimin e saj
Ka perdorur dhune dhe njesine speciale kunder protestuesve te VV
Ka sabotuar sistemine drejtesise me Klanin PRONTO
Njerezit e Hashimit jane njerez qe i kane ikur drejtesise edhe ikin edhe sot
Ka dhene urdher pa plan per ROSU ku eshte vrare Enver Zymberi
Ka arrestuar Djuriqin per te blere Kohe
Ka lejuar qe ne historine e re te Kosoves te kapen qytetare nga sherbime te huaja.
Njerezit e Hashimit jane njerezit me te pasur ne Kosove
Hashimi ka nenshkruar per fusnoten dhe kthimin ne 1244
Thaci dhe njerezit e tij kane shkruar libra qe ofendojne liderin historik te Shqiptareve te Kosoves Ibrahim Rugova, kjo eshte vazhdimesia e Thacit nga lufta qe kishte ndejllur urrejtje, ndasi e vllavrasje ne Kosove.