Abazi me letër të hapur drejtuar Edi Ramës

Analisti politik, Haki Abazi, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet Shqipëria tani, ku ka kërkuar nga Edi Rama që të ketë konsensus me opozitën.

“Shtyrja e zgjedhjeve, jo për hatrin e Partisë Demokratike, e as për Ilir Metën, por për interesin kombëtar dhe të ardhmen e shqiptarëve gjithandej është mençuri, pjekuri demokratike, një nismë tjetër edhe për vendimet tjera te mëdha dhe një rol unik i një lideri të madh. Ky është testi nëse mençuria do të triumfojë kundrejt veprimeve që janë karakteristikë e shqiptarëve inatçorë, që mezi presin të shohin qoftë edhe mikun të rrëzuar për dhe, me shpinë të gjakosur nga thika qe i kane ngulur vete, sepse vetëm ashtu ndjehen të mëdhenj e të përmbushur”, ka shkruar Abazi.

“Unë mendoj që në Ramën që kam shtrënguar duart disa herë, është ai njeriu që mund të ngritet mbi dëshirën për të parë vetën të gjatë mes të shkurtëreve dhe fitues kundrejt atyre që janë humbës duke u larguar nga gara. Diku në historinë tonë duhet të ketë një fillim të mençur dhe të mbarë, kjo shanse nuk duhet humbur, është koha për Shqiptarët e mençur”, ka shtuar Abazi.

Kjo është letra e plotë e tij pa ndërhyrje:

Letër e hapur drejtuar Edi Ramës

Në një bashkëbisedim në Prishtinë lidhur me librin tuaj “Kurbani”, atëkohë të posapublikuar, të pata pyetur nëse je pozicionuar për obligimet dhe përgjegjësitë e gjeopolitikes rajonale. Përgjigjja juaj ishte: “Jam shumë i vogël për të bërë një gjë të tillë”. Une kisha mirëkuptuar me shumë sinqeritet edhe pse kjo do të duhej të quhej naiviteti im që nga dita e parë, sidomos me kë ishe ulur dhe kush po moderonte takimin tënd me Shqiptarët e Kosoves… Gjeopolitika dhe mardhëniet rajonale ishin i takonin një qendre tjetër dhe vetë fakti që po rrethoheshe nga njerëzit e tillë do të duhej vetëkuptuar se keni pranuar të subordinoheni dhe jo të jeni lider rajonal. E vërtetë, të qenurit lider rjonal është edhe gjë e vështirë por edhe e komplikuar, dhe shumë pak ka modele tek shqiptarët përveç atyre që kanë qenë liderë të perandorive tjera, jo per vendin.

Ne të gjithë kishim pritjen madhe që më në fund Shqipëria do të bëhej lokomotiva e zhvillimit të Ballkanit, rrjedhimisht nuk e vënim në pikëpyetje rolin tend, vullnetin dhe aftësinë në ndërtimin e koncensusit ndër shqiptarë. Ne poashtu, menduam që kthimi yt nga Parisi dhe të qenurit pjesë e lëvizjes studentore ne Shqiperi, ju ka shkëputur nga mendësia e makines së komunzimit që poashtu, kishte bërë Shqiptarët e verberuar të besonin që Shqipëria ishte kopsht me lule. Në fakt atë që gjetëm- Shqipëria ishte kopsht me varret e njerëzve dhe ideve me progresive. Një poligon i tmerrshëm i urrejtjës dhe pabesvie deri në grykë, dhe kjo kishte ndodhur brenda grupit ideologjik dhe jashtë saj, me kundërshtarët e përbetuar të së majtës së Shqipërisë Socialiste të ndërtuar në/nga doktrinat sllave me qëllim kontrollin dhe subordinimin politik dhe ekonomik. Ndarje deri ne armiqesi e energji negative që po përpalseshin para syve të qytetarëve në secilën përbërje të paralamentit- ishte koha e durimit për trazicionin që nuk po përfundonte kurrë dhe pasurimin e poltikaneve dhe familjeve te tyre e varferim i masave dhe eksploatim i emigranteve.

Dalja jote në skenë, e artisitit me shumë ngjyra që shihte edhe dritën edhe hijen, dhe duronte edhe kombinimin ekstrem të ngjyrave ngrehu shpresën e parë ndërshqiptare, se ka lindur një figurë që do ngritet mbi të gjitha këto ndasi, do ta bëjë Shqipërinë të kaloj pragun e mjerimit dhe vetëshkatërrimit drejt Shqipërisë që është e hapur për të gjithë, por është rezervuar për jetën e dinjitetshme të Shqiptarëve.Donim të përfundonte tranzicioni i gërvalljeve dhe lojës së bixhozit me fatin e Shqiptarëve. Ne piramida apo ne kazino- gjithe njejte.

Por kjo nuk ndodhi, sikur të qenurit gjallë e Nexhmije Hoxhës po e mban thellë frikën tek të gjithë ju. Rumania ekzekutoi edhe Nicolen edhe Elenen. Ata sikur përfunduan epoken e Murit të Berlinit duke rrëzuar frikën dhe murin mental që kishte ndërtuar diktatura komuniste në Rumani me një vrasje macabre, por në raport me krimet e bëra, të merituar. Vërtet nuk e kam të qartë nëse së paku do të duhej që Nexhmija dhe shumë të tjerë rreth saj të futeshin në birucë, jo për të marrë hak për të gjithë ata që janë vrarë, dhunuar, terrorizuar, ç’nderuar, por për të rindërtutar guximin intelektual të përdhosur kundër këtyre të këqijave që si duket ia kanë shtypur kokën Shqiptarit dhe ia kanë marrë dinjtietin, dhe shqiptari fshehet pas kodrave, mendon dhe logjikon në mënyrë perfide e të befasishme, shperthen sa herë që i jepet mundësia sepse asnjëherë nuk i është dhënë e drejta të jetë i/e dinjitetshm/e në jetën e tij/saj. E vërtetë që njerëzit që jetojnë me frikën dhe traumen edhe shpërthejnë edhe manipulohen, dhe kur krejt kësaj i shtohet fukarallëku, atëherë populli i mjerë nuk ka se nga të ia mbajë, përpos se të vazhdoj të luaj rolin e duartrokistit të sinqertë dhe hajnit që arsyeton vetën.

Nuk e di nëse është vonë që të kthehesh në atë që kemi besuar, para se te derdhet gjak prap nuk eshte vone. Dhe ky qe mund te jeni Ju, është lideri përtej ndarjeve idologjike, përtej fyrjeve e sharjeve, përtej tundimeve të pushtetit, përtej tentimit për të qenë i përjetshëm në pozitë. Shqiptarëve ju duhet tranzicioni i vertet demokratik, pa kompromise, për ligjin e së drejtës. Kjo që po them aspak nuk është pikë krahasimore më të tjerët që kanë qenë para teje në poziten e kryemistrit. Ne fakt, kjo është një kohë e re dhe e pakrahasushme, për atë edhe ju do të duhet të ngriteni përmbi të vjetrën dhe të kaluaren. Në politikë dhe demokraci nuk ka “Zero Sum Game”. Fitorja e tillë është fitore e Pirruas dhe nuk të duhet aspak as ty ass Shqpitareve. Por, mendoj që shansi ende ekziston. Demokracia provohet dhe vërtetohet kur ka garë dhe nëse opzita ka bërë gabimin e rëndë duke u larguar nga gara, atëherë gabim i rëndë i radhes është të futni Shqipërinë në kohen kur loja ka emrin demokraci, por, rregullat janë moniste. Një parti e vetme nuk siguron drejtimin e sigurimit të interesit kombëtar, dhe në poziten që jeni tani ju, jeni i obliguar të mendoni për interesin kombetar dhe jo partiak. Këmisha jote në emsionet televizive duhet të ketë një simbol të vetem dhe ai është ai i kryeminstrit të gjithë shqiptarëve, dhe jo shenja të partisë. Partia është krijesë shumë me e vogël dhe shumë me e parëndësishme sesa shteti dhe fati i qytetarëve shqiptarë. Shtyrja e zgjedhjeve, jo për hatrin e Partisë Demokratike, e as për Ilir Metën, por për interesin kombëtar dhe të ardhmën e shqiptarëve gjithandej është mençuri, pjekuri demokratike, nje nisme tjeter edhe per vendimet tjera te medha dhe një rol unik i një lideri të madh. Ky është testi nëse mençuria do të triumfojë kundrejt veprimeve që janë karakteristikë e shqiptarëve inatçorë, që mezi presin të shohin qoftë edhe mikun të rrëzuar për dhe, me shpinë të gjakosur nga thika qe i kane ngulur vete, sepse vetëm ashtu ndjehën të mëdhnj e të përmbushur. Une mendoj që ne Ramën që kam shtrënguar duart disa herë, është ai njeriu që mund të ngritet mbi dëshirën për të parë vetën të gjatë mes të shkurtëreve dhe fitues kundrejt atyre që janë humbes duke u larguar nga gara. Diku ne historine tone duhet te kete nje fillim te menqur dhe te mbare, kjo shanse nuk duhet humbur, eshte koha per Shqiptaret e menqur.

 

25 Qershor 2019 - 09:05

Kallxo 25/06/2019 - 09:05
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend