Abazi: Berlini na e ktheu dialogun në pikën zero

Në dialogun Kosovë- Serbi po vlerësohet se ka pasur regres që nga Samiti i Berlinit.

Analisti regjional në Kosovë, Haki Abazi, tha se marrja e ‘frenave’ të dialogut nga Franca dhe Gjermania është pozitive.

Ai në DebatPernime foli lidhur me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për rezultatet e samitit të prillit.

“Takimi në Berlin është një kthim në pikën zero ku dy ndërmjetësuesit janë të dy shtete të fuqishme që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe nuk pretendojnë të jenë palë neutrale si ka provuar të jetë BE sepse vendimi i GjND-së për Pavarësinë e Kosovës është i qartë dhe eksplicit”, tha Abazi.

Ai megjithatë tha nga dialogu pati edhe zhvillime pozitive.

“Gjermania dhe Franca e kanë kuptuar se ta lëjnë këtë proces kaq të rëndësishëm në dorën e dy monarkëve modernë të Ballkanit është rrezik me rrëshqit drejt një konflikti me pasoja”, tha Abazi.

Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni më poshtë: