Haki Abazi | Foto: Atdhe Mulla

Abazi: AAK, PDK, AKR së bashku në ndaljen e mikrofonave, në qeverinë e bizariteteve dhe arbitrariteteve

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka reaguar pas veprimit të djeshëm të kabinetit qeveritar i cili në momentin e diskutimit të ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, nga Countour Global, i ndali mikrofonat.

Sipas Abazit kjo qeveri enorme e me skandale të shumta është bërë krijuese e dramave tragjikomike në vend, me emëruesin e përbashkët ministrat me aktakuza, duke u ‘shkolluar’ nga presidenti Thaçi.

“AAK, PDK, AKR së bashku në ndaljen e mikrofonave, në qeverinë e bizariteteve dhe arbitrariteteve. Emëruesin e kanë të përbashkët: të gjithë ministrat e invlovuar në dramë kanë aktakuza e vepra penale. Kjo është qeveria që shpenzon 8 milionë euro në invoacion e kur vije fjala tek “inovacioni” i qymyrit kërkon fikjen e mikrofonave. Në korrupsion e manipulim janë të bashkuar dhe asnjë gjë nuk dallojnë njëra prej tjetrës- Shkolla e Thaçit”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, kur po diskutohej për termocentralin Kosova e Re, kabineti qeveritar i ndali mikrofonat. E këtë ndalje të mikrofonave kryeministri Haradinaj e arsyetoi duke thënë se e ka bërë këtë për shkak të mos-ndërhyrjes në procesin e investimeve në këtë projekt.

Ky është postimi i plotë i Abazit:

Ndalni mikrofonat se po na dëgjon populli

Qeveritë e arbitraritetit, punësimeve familjare, korrupsionit, shpenzimeve enorme, pagesa milionëshe për asfalt dhe manipulimeve me publikun, tani kjo e fundit është bërë edhe krijuese e dramave tragjikomike:

Ndalni Mikrofonat- tha Ramushi – AAK

A kemi probleme me projektin e Termocentralit?- AAK

AAK, PDK, AKR së bashku në ndaljen e mikrofonave, në qeverinë e bizariteteve dhe arbitrariteteve. Emëruesin e kanë të përbashkët: të gjithë ministrat e invlovuar në dramë kanë aktakuza e vepra penale. Kjo është qeveria që shpenzon 8 milionë euro në invoacion e kur vije fjala tek “inovacioni” i qymyrit kërkon fikjen e mikrofonave. Në korrupsion e manipulim janë të bashkuar dhe asnjë gjë nuk dallojnë njëra prej tjetrës- Shkolla e Thaçit.  Këto janë qeveritë e premtimeve të rrejshme: 24 ore rryme, internet ne çdo shkollë, E- Qeverisja, Liberalizim te vizave, me qindra njohje, qindra mijëra vende të punës…investime të huaja me qindra miliona euro, kthim të fondit të privatizimit në Kosovë…

Pa problem kjo është kronologjia dhe faktet, kot i fikni mikrofonat, na e keni zhvillu dhe pantomimën:

  1. Nuk keni bërë asgjë për eficiencën as ne rrjet e as tek përdoruesit/ amvisëritë si shpenzuesit kryesore në kohën e pikut.
  2. Nuk keni bërë program për izolimin e shtëpive dhe ndërtesave ekzistuese dhe 20 vite pasluftës nuk ka kod
    ndërtimi, edhe sot Kosova vazhdon me ndërtu pa kod e pa ligj me shpenzime e humbje enerome të energjisë.
  3. Keni qenë të paaftë në fillim me ndërtu e tash me vendos në funksion një linje transmisioni me Shqipërinë. Ju sorrolateni kot në Bruksel e nëpër botë por një çështje teknike ku Serbia është nënshkruese në traktatin e Athinës e qe është e drejtë e Kosovës, nuk keni arrite me realizu. Sot paguajmë rata të kredisë por linja e transmisionit nuk është në funksion.
  4. Keni negociuar kontratë në kundërshtim me ligjin për prokurim publik dhe keni nënshkruar kontratë në kundërshtim me MSA dhe ligjet e Kosovës duke monopolizuar tregun dhe obligoni shpenzuesit të blejnë energji nga një prodhues me prioritet dhe qe është në kundërshtim me obligimet e Kosovës për liberalizim të tregut te energjisë.
  5. Keni thyer procedurat për vlerësimin për ndikimin social dhe mjedisor duke mos e bërë publik studimin dhe fillimisht duke bere një studim të kotë me njerëz familjar e të afërt.
  6. Banka Botërore është tërhequr nga investimi dhe garantimi financiar për arsyeje shumë të shëndosha. Ju që keni bankrotu PTK dhe çdo ndërmarrje tjetër publike po mendoni se jeni më të përgatitur dhe me profesional se Banka Botërore.
  7. Kostoja e energjisë elektrike sipas marrëveshjes së nënshkruar për blerjen e energjisë elektrike nga prodhuesi do të jetë 50% me e lartë në faturat e qytetarëve sepse ju do të ja faturoni ndërtimin dhe fitimin e kompanive qytetarit. Në llogaritjen reale çmimi i energjisë do te rritet 100% kur llogarisim kostot anësore: uji, përgatitja e mihjeve, zhvendosja dhe eksproprimi, degradimi mjedisit, dëmtimi i shëndetit publik, kosotot për emitimin e gazrave me efekt serre dhe gjobat për kalimin e limiteve të përcaktuara sipas direktivave te BE dhe obligimeve të dalura nga Marrëveshja e Parisit.
  8. I keni lënë banoret e Hades në mjerim, ju keni bere jetën tmerr me makineritë për rrëmihje dhe eksploatim të qymyrit duke ju prishë tokat dhe jetën.
  9. Jeni takuar me investitorë te dyshimte dhe keni dhënë lajme të rrejshme për sigurimin e investimeve. Kjo gënjeshtër është qe 15 vite prezentë në vokabularin e Besim Beqajt- Minisitri i Qymyrit dhe Ministri i inovacionit.
  10. Keni thëne që Kosova nuk ka me investu asnjë cent përderisa tani jeni duke vrapuar për të siguruar investimin duke u bërë garantues i investimit që është kategori e borxhit publik e për të cilën gjë ju duhen 2/3 e votave në parlament.
  11. Ne kabinet keni ministra që kanë privatizuar distribucionin për 26 Milion Euro me premtimin që privatizuesi ka me i investu 500 milion Euro ne rrjet. Rrjeti sot është për mjerim, kabllot e telat fluturojnë nëpër kokat e qytetarëve, investimet private i fusin në llogarinë investimeve të privatizuesit- abuzim skandaloz, 20 vite paslufte ka reduktime e ndalesa të furnizimit me energji për shkak të rrjetit.

Ky është bilanci i punës tuaj, nuk keni nevoje me i ndale mikrofonat, “puna që shihet kallauz nuk do” .

https://kallxo.com/haradinaj-tregon-pse-i-mbylli-mikrofonat-gjate-diskutimit-per-termocentralin-kosova-e-re/