Ahmet Isufi, Deputet, AAK

AAK pro formimit të krijimit të Komisionit për Tribunalin Ndërkombëtar

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Ahmet Isufi tha se kjo parti është pro themelimit të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e kryera serbe në Kosovë, e që është ide e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Isufi në seancën plenare ku po diskutohet për formimin e komisionit shtetëror për këtë Tribunal, tha se nuk duhet folur shumë për këtë çështje por të marrin vendime.

“Angazhimi i deputetëve për të pasur një rezolutë qe do dënonte gjenocidin serb është folur mjaftë dhe nëse ne vazhdojmë edhe më tutje vetëm të numërojmë dhe përmendim ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë, s’duhet ti përsëritm, tani duhet marrim vendime të zgjidhet kjo çështje duke i marrë të gjitha të dhënat që mund të dokumentojnë krimin dhe gjenocidin qe ka ndodhur në Kosovë”, tha Isufi.

Ai shtoi se formimi i Tribunalit është i mundshëm dhe nevojitet mbështetja ndërkombëtare.

“Jemi në pjesën më pragmatike dhe sduhet të mbajmë shumë fjalime, duhet formuar komisionin që mbledh gjitha të dhënat që qojnë drejtë formim të një tribunali që mund të gjykoj krimet dhe gjenocidin serb të ndodhur në Kosovë, formimi i tribunalit mund të ndodhë sepse ka përvojë të shteteve sikur Kosova dhe mund të gjendet një rrugë që qon në krijimin e një tribunali të tillë duke bashkëpunuar më bashkëinë ndërkombëtare”, tha Isufi.