Ahmet Isufi, Deputet, AAK

AAK përkrah krijimin negociator për bisedimet me Serbinë

Kuvendi i Kosovës po mbanë mbledhjen e nëntë si mbledhje të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë. Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në emër të grupit parlamentar të kësaj partie ka deklaruar se do ta përkrahin krijimin e ekipit negociator për bisedime me Serbinë.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah nismën e krijimit të këtij ekipi negociator duke pasur parasysh kushtetutën dhe integritetin e vendit”, ka thënë Isufi.