Blerim Kuqi, AAK.

AAK nuk pajtohet me dorëheqjen e Blerim Kuçit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi me 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti që e mbanë.

Në lidhje më këto deklarata Kuçi në një prononcim për KALLXO.com ka thënë sot (E premte 04 janar 2019)  se ai tashmë e ka bërë kërkesën tek Grupi Parlamentar i AAK-së dhe se pritet të shqyrtohet.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se deputeti Blerim Kuçi ka ofruar me shkrim në parti dorëheqjen e tij, mirëpo siç deklaroi ai, Kryesia e AAK-së ende nuk ka marrë vendim.

E pavarësisht dorëheqjes së ofruar, Selmanaj tha se deklarata publike e Kuçit për ofrimin e dorëheqjes ka pasur të bëj vetëm me përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kriteret sipas vlerësimit të BE-së. Kështu që nuk mbetet përgjegjësia apo faji as te parlamenti, as te Kosova në këtë rast që nuk janë liberalizuar vizat”, ka theksuar ai.

Problematikë tjetër e pranimit të kësaj dorëheqje nga ky deputet, sipas Selmanajt është edhe mandati i skaduar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili ka mbetur peng i mos emërimit të anëtarëve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Janë edhe këto vështirësi në këtë proces në rastin e z. Kuçi”, përfundoi deputeti nga AAK.

Edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Shkumbin Demalijaj tha se ai si deputet dhe anëtarë i AAK-së nuk do ta pranoj dorëheqjen e Blerim Kuçit, e sipas tij ngjashëm do të veproj edhe partia në fjalë.

Demalijaj gjithashtu tha se deputeti Kuçi dëshiron që ta mbajë fjalën, mirëpo sipas tij, mosliberalizimi i vizave nuk ka qenë vendim i varur nga deputetët e Kosovës.

“Subjekti politik, grupi parlamentar por edhe vetë kryetari e kryeministri duhet të ndërmarrin hapa e të mos lejohet, për shkak se nuk ka diçka që nuk është mosvepru. Është vendim i Këshillit të Ministrave të Parlamentit të BE-së edhe ai duhet me vazhdu me punën. Më mirë është me pas përgjegjësi se sa me ikë prej përgjegjësisë”, theksoi deputeti Demalijaj.

 

https://kallxo.com/blerim-kuci-dorezon-kerkesen-e-doreheqjes-nga-posti-i-deputetit/

 

Presidenti veç edhe një ditë afat për të kompletuar përbërjen e KQZ-së

 

https://kallxo.com/pyetja-e-presidentit-mban-kqz-ne-te-bllokuar-qe-8-muaj/

.