AAK komenton vendimin e Kushtetueses për ekipin negociator

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se Kuvendi i Kosovës “duhet ta respektojë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili e shpalli si anti-kushtetues një ligj që rregullon kompetencat e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se edhe qeveria duhet të reflektojë karshi këtij vendimi.

“Nuk e kam pare vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ky që thoni ju është interpretimi i saj, atëherë ne si Parlament jemi të obliguar ta respektojmë”, tha Nitaj për KALLXO.com

“Besoj që ky interpretim e obligon edhe qeverinë që të reflektojë”, tha Nitaj.