Jonuz Salihaj e Kadri Gërvalla (AAK e NISMA) në #DebatPernime

AAK-ja sqaron pse kërkoi shkarkimin e Jonuz Salihajt

Kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, ka treguar arsyet pse kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se AAK ka pranuar shumë ankesa nga qytetarët për Jonuzajn si dhe sipas tij, niveli i Jonuzajt i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm.

“Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë ka përcjellur në vazhdimësi punën dhe performancën e të gjithë Drejtoreve të emëruar nga AAK në Prishtinë. Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm.
Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga z. Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj”, ka shkruar Mehmetaj.

“Kjo është E VËRTETA dhe asnjë arsye tjetër E TRILLUAR dhe E GATUAR me qëllim dezinformimi të opinionit se gjoja u shkarkua sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike” NUK EKZISTOJNË”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i tij:

Një reagim kundër një lajmi të PA VËRTËTË:

Pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Kryetarin e rizgjedhur të Prishtinës z. Shpend Ahmeti dhe pas definimit-ndarjes së pushtetit ku ne si AAK e Prishtinës morrëm për obligim që të drejtojmë me tri drejtori dhe ato ishin:

  1. Drejtoria e Arsimit
    2. Drejtoria e Inspekcionit dhe
    3. Drejtoria e Sportit

Të preukupuar me hallin për gjetjen e emrave të përshtatshëm për Drejtor, ne filluam të bisedojmë me të mundëshmit të cilët do të përformonin suksesëshëm dhe do të jepnin shembullin më të mirë se si duhet punuar për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës.
(AAK E KA MOTO PUNËN NË TË MIRË TË QYTETIT DHE QYTETARËVE TË SAJ)

U emeruan Jonuz Salihaj drejtor në Arsim, Brahim Mehmetaj në Inspekcion dhe Fitim Rexha në Sport .
Kryesia e Degës dhe Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë ka përcjellur në vazhdimësi punën dhe performancën e të gjithë Drejtoreve të emëruar nga AAK në Prishtinë. Pas shumë ankesave të qytetarëve në adresë të z. Jonuz Salihut për mospërgjigje, për mospërfillje, për anashkalime dhe injorim, gjithashtu në bazë të analizës së ekspertëve tanë të arsimit, niveli i tij i performancës profesionale nuk ka qenë i kënaqshëm.
Këshilli Drejtues i Degës së AAK-së në Prishtinë me votim unanim ka kërkuar nga z. Shpend Ahmeti largimin nga detyra e Drejtorit te Arsimit, z.Januz Salihaj.
Kjo është E VËRTETA dhe asnjë arsye tjetër E TRILLUAR dhe E GATUAR me qëllim dezinformimi të opinionit se gjoja u shkarkua sepse “nuk pranoi të regjistrojë fëmijë nëpër shkolla ose të bëj punësime politike” NUK EKZISTOJNË.
Më vjen keq për nivelin e atyre qe dezinformuan.

https://kallxo.com/shkarkohet-drejtori-i-arsimit-ne-prishtine-me-kerkese-te-aak-se/

www.kallxo.com