Faton Feka dhe Ramush Haradinaj - Foto: Facebook

AAK-ja ia merr Vetëvendosjes një asamblist në Mitrovicë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar ish-sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, njëherësh edhe asamblist në këtë Komunë, Faton Feka.

AAK këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin zyrtar në “Facebook”.

“Sekretari i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Faton Feka, sot iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ta vazhduar rrugëtimin e tij politik. Aderimet e shumta po tregojnë që Aleanca është dera e vizionit për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”, thuhet në njoftim.