AAK 'divorcohet' nga AKR-ja e Bahtirit në Mitrovicë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se ka vendosur që të ndërpritet koalicioni me Aleancën Kosova e Re (AKR) në komunën e Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të AAK-së, që nder tjerash thuhet se arsyeja e ndërprerjes se koalicionit është se “AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim”.

“Pas tentimeve të shumta për të harmonizuar qëndrimet dhe programin e AAK-së në këtë komunë, është vlerësuar se AKR ka mungesë të theksuar të vullnetit për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se zhvillimet e javëve të fundit në Mitrovicë kanë qenë vendimtare në marrjen e këtij vendimi.

https://kallxo.com/mbi-16-mije-nenshkrime-ne-peticionin-per-bashkimin-e-mitrovices/