AAK Ankohet në PZAP për Istogun

AAK-ja është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rivotimin në Istog.

Lajmin për ankesën e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook sekretari ekzekutiv i AAK-së Valon Tolaj.

Ai ka shkruar se ankesa është bërë në “funksion të mbrojtjes së vullnetit të qytetarëve të Istogu5t për ndryshim”.

AAK-ja, sipas Tolajt, kërkon anulimin e rezultatit final të rivotimit në Istog të shpallur nga KQZ-ja dje.

Ky subjekt ankesën e bazon në konstatimin se me rezultatet e rivotimit në Istog është shkelur neni 45 i kushtetutës.

Neni 45 përcakton të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Sipas AAK-së, janë bërë edhe veprime të jashtëligjshme të blerjes së votave dhe u është bërë presion votuesve

KQZ-ja shpalli dje rezultatet përfundimtare për rivotimin në Istog, sipas të cilave Haki Rugova i LDK-së fitoi garën për kryetar me 14 vota më shumë se kundërkandidati Gani Dreshaj i AAK-së.

http://kallxo.com/haki-rugova-fiton-istogun-14-vota-dallim/