Dardan Molliqaj (PSD), Glauk Konjufca (VV).

A ishte Glauk Konjufca anëtar i ShIK-ut sipas Kadri Veselit?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar nëse deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës (ShIK).

Veseli i cili ka qenë në krye të ShIK-ut, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me pyetjen e udhëheqësit të emisionit ‘Rubikon’ në lidhje me deputetin Glauk Konjufca.

I pari i Kuvendit ka thënë se do të vijë koha kur do të flitet për këtë temë.

“Shkojmë më tutje. S’është objekti i kësaj studio. Do të ketë kohë kur do të flitet për këtë. Kush i ka shërbyer vendit të tij duhet me u ndi krenar”, ka thënë Veseli në emisionin e KTV-së.

Projektligji për Dialogun me Serbinë kishte krijuar debat mes deputeteve të Partisë Socialdemokrate dhe asaj Vetëvendosje më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i PSD-së dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka akuzuar shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca se për një vit ka qenë në ShIK.

“Meqë Glauku flet për sinqeritet e ftoj atë me marrë guximin e me kallxu qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK. Unë e kam marrë vesh prej Glauk Konjufcës. Kur ka qenë Glauku në ShIK nuk ka qenë në VV. Problem është se nuk ka pasë guxim me thënë që ka punu në ShIK”, tha Molliqaj.

https://kallxo.com/dardan-molliqaj-glauku-ka-qene-nje-vit-ne-shik/

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, më 7 shkurt e ka dorëzuar pranë Gjykatës kompetente padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje.

https://kallxo.com/glauk-konjufca-padit-dardan-molliqajn-per-shpifje-dhe-fyerje/

www.kallxo.com