Albin Kurti - Foto: Facebook

A ishte Albin Kurti në odën e vrasësit të policit?

Kryetari i Vetëvendosjes nuk e ka përjashtuar mundësinë që grabitësi i dyshuar që u vra sot në Istog, Kamber Metaj, të ketë qenë anëtar i partisë së tij.

Por, në një emision në KTV, Albin Kurti mohoi zërat se kishte qenë në odën e grabitësit të dyshuar.

“Unë kam qenë në odën e Muharrem Metajt që para disa muajve ka kaluar nga LDK në VV. Mund ta ketë kushëri apo diçka, por nuk kam qenë në odën e tij”, theksoi Albin Kurti lidhur me Kamber Metajn, i cili u vra sot në Istog pas një tentim grabitjeje në filialin e bankës NLB.

Megjithatë, në një ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje për një tubim në Shushicë të Ulët të Istogut thuhet se vendi i tubimit është në odën e Kamber Metajt, pra të personit që u vra sot në Istog pas një tentimi grabitjeje në filialin e bankës NLB.

“TUBIM PUBLIK! Ftoheni që të merrni pjesë në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! – Istog. Data: 15 shtator 2018, e shtun. Ora: 20:00. Vendi: Oda e Kamber Metaj – Shushicë e Ulët (Afër shitores së fshatit”, shkruan në afishe, në të cilën paralajmërohet pjesëmarrja e Albin Kurtit dhe Agron Avdijajt.

Në këtë incident, gjatë një përleshjeje me zyrtarët policorë nga të shtënat e të dyshuarit mbeti i vrarë edhe polici Izet Demaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, kur Policia ishte informuar për një tentim grabitje në filialin e bankës NLB.

Porsa kanë shkuar në vendin e ngjarjes, policët janë përballur me plumbat e të dyshuarit, për të cilin besohej se kishte marrë peng dy persona në bankë.

https://kallxo.com/polici-kishte-vdekur-para-se-te-arrinte-ne-spital/

Gjatë përleshjes ishte qëlluar polici Izet Demaj e më pas edhe i dyshuari.

https://kallxo.com/video-18-momenti-i-vrasjes-ne-istog/

Policin e plagosur e kishin nisur drejt Spitalit të Pejës, ku kishte arritur pa shenja jete.

www.kallxo.com