Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës, duke ia dorëzuar Raportin 100 ditor të punës, Kryeparlamentarit Kadri Veseli.. || Foto: ZKM

A i ka rënë ‘pishman’ Haradinaj koalicionit me PDK-në?

Koalicioni i gjerë që është momentalisht në pushtet po konsiderohet i suksesshëm në përgjithësi nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, foli për qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës.

Sipas tij, ka pasur ndjenja të lënduara nga ky koalicion mirëpo ka progres.

“Atëherë koalicioni i ka pasë disa argumente pse duhet të ndodhë. Janë dy momente pse ndodhemi në punë, një është kontrata në tema pastaj është edhe ndjenja. Nganjëherë ndjenja edhe lëndohet. Tash ndjenja është pak më e lëndume këto kohët e fundit. Ajo që di është që ky koalicion megjithatë në disa tema me rëndësi është ka e jep provimin. Po përballet me realitetin”, tha Haradinaj.

Në këtë intervistë, Haradinaj flet për tarifën doganore, koalicionin, punësimet politike e tema të tjera.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: