A i është konfiskuar pasuria zëvendësministrit të Haradinajt?

Kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka folur për vendimet e gjykatave për rastet e korrupsionit.

Hyseni në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka thënë se në Departamentin e Krimeve Ekonomike, vendimet gjyqësore janë në nivel shumë të lartë pasi që 87 për qind e vendimeve janë fajësuese.

KALLXO.com, disa ditë më parë ka publikuar një hulumtim në të cilin ka treguar se si hetuesi i rastit të Zëvendësministrit Musa Cena, është “degraduar” nga pozita e tij.

Cenaj akuzohej për ryshfet e më pas edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni tregon se a i është sekuestruar pasuria Zëvëndësministrit të Qeverisë Haradinaj, Musa Cenës dhe sa është në rregull dënimi gjashtë muajsh dhe gjoba prej 5 mijë euro ndaj të njëjtit zëvendësministër.

“Nuk është kompetencë e Këshillit Prokurorial të flas për çështje që janë ekskluzive të prokurorit të çështjes. Çështja e dënimeve është çështje e gjykatave. Ne edhe në të ardhmen nuk mund të ndërhyjmë në punën e gjykatave, por ne do ti përdorim mjetet juridike si mekanizëm”, tha Hyseni.

https://kallxo.com/degradohet-polici-qe-hetoi-aferen-e-korrupsionit-te-zevendesministrit-te-haradinajt/?fbclid=IwAR2NcnGXTnBggOKdIjLN0q1cajVGCOnQvzQQ-AUGn4CWkzdS19NzwGyYZQE

https://kallxo.com/shkarkimi-i-hetuesit-qe-arrestoi-zevendesministrin-e-haradinajt-ministri-ende-nuk-ka-raport/?fbclid=IwAR23ijxkkDetNoxKrfvj9tfME2IwFFnPCYZUkkwlveKGNC_WFkavnGV1_fY