Edi Rama - Foto: REL/AP

A e përkrah Edi Rama kandidatin shqiptar për President të Maqedonisë Veriore?

Maqedonia e Veriut, këtë vit, për herë të parë ka një kandidat të pavarur për President.

Në zgjedhjet e prillit, kandidat do të jetë edhe shqiptari Blerim Reka.

Ky kandidat qëndron në përballje edhe të kandidatëve maqedonë që janë përkrahur nga partitë shqiptare atje.

Në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Blerim Reka foli edhe lidhur me atë se a pret përkrahje nga partitë nga Kosova dhe Shqipëria.

I pyetur nëse ka marrë përkrahje nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai u përgjigj:“Jo deri sot jo. Nuk mund të prejudikojë pse nuk kanë dhënë përkrahje”.

Ai shtoi se e konsideron pak të rëndë ‘që të shkojë t’i lus’ partitë shqiptare në Kosovë e Shqipëri për përkrahje.

Në këtë intervistë, Reka flet për politikën në Maqedoni, ai komenton edhe aktualitetin politik në Kosovë e Shqipëri.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: