Ramush Haradinaj e Kadri Veseli. Foto: Facebook

A do të veproj Haradinaj si Kadri Veseli?

Dje, kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë kumtoi një vendim për kolegët brenda partisë.

“Duke treguar përkushtimin tim dhe vizionin si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kam vendosur që: Të emëruarit politikë nga radhët e PDK-së në institucionet publike të Kosovës, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion, ose nepotizëm, t’i lirojnë funksionet menjëherë”, ka deklaruar kryepralamentari dhe shefi i PDK-së, Kadri Veseli.

E sot, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ofroi dorëheqjen te shefi i Qeverisë, Hardinaj.

Ramush Hardinaj duke e komentuar vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se vendimet e tij nuk ndërlidhen me veprimet e të tjerëve.

“Ju e dini që këto aktakuza nuk janë të reja janë që një vjet. Unë si kryetar Qeverie dhe si kryetar partie nuk i ndërlidhi me asnjë vendim tjetër dhe veprim tjetër”, tha ai gjatë një konference për media të enjten.

“Çdo parti i ka specifikat e veta, arsyet e veta e kalkulimet e veta që merr vendime, nuk komentoj vendime të kryetarëve të partive të tjera, unë jam vetë kryetar dhe mbaj përgjegjësi për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por dallojnë partitë, PDK dallon, LDK dallon, Vetëvendosje dallon, AAK dallon, secili ka specifikat e veta dhe mënyrën e punës së vetë. Ne të gjithë i obligohemi ligjeve të Kosovës, Kushtetues dhe etikës. Ne nuk ndërlidhim asnjë vendim të brendshëm me veprimet e dikujt tjetër”, deklaroi tutje kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka përmendur edhe shkarkimet e deritanishme si kryeministër i vendit teksa përsëriti se vendimet e tij nuk ndërlidhen me ndonjë verim tjetër.

“Nuk i lidhim një veprim me një tjetër, pra nuk i lidhim por deri më tash janë ndërruar gjatë ministra, është ndërruar Flamur Sefaj, pastaj janë dy të Listës Serbe, pastaj ka ndodhë me Bajram Hasainin, Albena, ministri i brendshëm edhe sot Beqaj. Po astu i kam shkarkuar edhe dy zv/ministra të Aleancës për vendime gjyqësore”, tha Haradinaj.