Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet pasi kanosi me armë punëtorin e një kompanie

Dje në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi kishte kanosur viktimën mashkull teksa po punonte në kuadër të një kompanie.

Viktima sipas policisë ka deklaruar se është kanosur me armë.

Tutje sipas raportit policor, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë-pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar.