93 fëmijë brenda një dite u trajtuan në Pediatri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se në emergjencën e Klinikës së Pediatrisë, ka pasur gjithsej 93 raste të fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ambulancat specialistike ka pasur 66 fëmijë për kontrolle mjekësore, kurse ka paur 26 pranime”, thotë QKUK

Sipas tyre kjo klinikë ka kryer 17, eho të zemrës, 33 eho abdominale dhe shërbime të tjera pediatrike.