ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

9 të Lënduar në Rrahjen Masive në Pejë

Nëntë burra nga Peja kanë pësuar lëndime trupore pasi u rrahën mes vete.

Rrahja ndodhi në fshatin Kliçinë, në mbrëmjen e datës 1 janar.

Policia e Kosovës njofton se për shkak të lëndimeve dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor ndërsa të tjerët po qëndrojnë në mbajtje pasi janë intervistuar.

Sipas raportit ditor, në vendngjarje po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe 18 copë gëzhoja dhe dy predha.

Rasti, i cili po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje, është duke u hetuar.