Pamje nga një aksident i mëhershëm - Foto: KALLXO.com

9 të lënduar në aksidentin në Mushtisht

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Mushtisht të Suharekës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me tabela vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër persona të gjinisë femërore dhe tre të gjinisë mashkullore.

Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.