8 të vdekur brenda një jave nga gripi në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Në Maqedoninë e Veriut, tetë persona kanë ndërruar jetë nga komplikime të shkaktuara nga gripi në javën e nëntë të sezonit të gripit.

Me këtë numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 11.

‘’Tetë persona kanë ndërruar jetë nga gripi sezonal informojnë nga Instituti për shëndet publik. Ndërkaq 2678 shënon numri I të prekurve nga gripi, gjatë javës së kaluar. Viktima më e re është një dymbëdhjetëvjeçare nga Shkupi. Personat që kanë vdekur kanë qenë të prekur edhe me sëmundje tjera kronike’’ , tha  Almedina Ismajli gazetare.

Mosha e viktimave është nga mosha 12 deri në 70.

Pesë persona janë nga Shkupi, një nga Dellçeva, një nga Kavadari dhe një nga Ohri.

Tek shtatë të vdekur janë konstatuar edhe sëmundje tjera kronike.

E në lidhje me mosinformimin e opinionit publik edhe për gjashtë personat e tjerë që kanë ndërruar jetë, epidemiologia Kuzmanova thotë se rregullativa ligjore nuk parasheh që të paraqiten të gjitha rastet e sëmundjeve në afat prej 24 orësh.

“Janë paraqitur tetë raste të reja të të vdekurve, nga të cilat shtatë kanë ndërruar gjatë javës deri më 3 mars dhe njëri para kësaj jave, njoftimi na ka ardhur më vonë. Për persona që ndërrojnë jetë ose të prekur nga ndonjë sëmundje, informohet pasi që mjeku do të caktojë indikacion.  Gripi, në sezonin e gripit paraqitet në raporte grupore në fund të javës, në të cilat ka të dhëna për numrin e të prekurve dhe rasteve me vdekje, për javën dhe  territorin, ku është diagnostikuar gripi’’, theksoi Gordana Kuzmanovska nga Qendra për Shëndet Publik.

Gjatë sezonit të gripit për vitin 2018-2019 numri i të prekurve rezulton 15. 201 persona, ku 80% e rasteve janë me grip të tipit A.

Ndonëse numri i të prekurve nga gripi shënon ulje, virusi nga gripi është ende shumë aktiv.

Faktin e konfirmon hulumtimi që është bërë në 100 persona që mendohej se janë të prekur nga gripi prej ku 55.5 % kanë shfaqur influencë të virusit të gripit./Tv21