Spitali i Durrësit - Foto: Rtv21

7-Vjeçarja nga Durrësi, Viktima e Parë e Gripit

Amela Sheqi ka mbërritur në spital me temperaturë të ulët 35 e gjysmë dhe më pas kaloi në gjendje kome.

Shefi i shërbimit të pediatrisë Fatmir Shahini tregon se pavarësisht përpjekjeve për t’i rritur temperaturën, vajza humbi jetën rreth orës 23:00 të së dielës.

Mjekët dyshojnë për formën e rëndë të gripit, atë toksik.

Sipas deklarimeve të prindërve,7-vjeçarja prej dy ditësh ishte e sëmurë, nuk hante dhe temperatura po i binte pak nga pak.

Ndërkohë një grup ekspertësh nga Ministria e Shëndetësisë kanë nisur verifikimet për të dalë në një përfundim zyrtar për humbjen e jetës se vajzës.

Por çfarë është gripi toksik?

Mjeku infeksionit Gent Stroni tregon se kjo është forma më e rëndë që mund të shkaktohet nga çdo tip gripi.

Edhe pse jemi në mes të dimrit, gripi nuk është në kulmin e tij, raporton Vizionplus.

Mjekët infeksionistë thonë se situata është e qetë dhe larg epidemisë.

Gripi që qarkullon këtë sezon në Shqipëri, por dhe në rajon, është i tipit B dhe AH1N1.

Nuk njihet për forma të rënda, por nuk përjashtohen rastet e përkeqësimit të gjendjes siç ishte ai i vajzës 7 vjeçare. /21Media