Ilustrim

63 vjeçari vdes në aksdient në Vitomiricë të Pejës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:15 minuta në rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka  konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R.  rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduar.

Njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë.

Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.