63 vjeçari i vdekur në Prishtinë dërgohet në autopsi

Policia e Prishtinës ka konfirmuar për KALLXO.com se 63 vjeçari i cili u gjet i vdekur mbrëmë në lagjen “Pejton” është dërguar për autpsi.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se tek viktima policia nuk ka hasur në ndonjë shenjë por me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.

“ Me urdhër të prokurorit rasti është hapur si vdekje e dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion” tha Ahmeti për KALLXO.com

Ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

KALLXO.com ka raportuar dje për vdekjen e një personi në lagjen “Pejton”.

https://kallxo.com/nje-person-i-vdekur-ne-prishtine-2/

10 Gusht 2018 - 09:37

Afërdita Fejzullahu 10/08/2018 - 09:37
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend