Foto-ilustrim

60 vjeçari vdes pas rrokullisjes së traktorit

Një burrë 60 vjeçar ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me trajtor në bjeshkë në fshatin Uçë të Istogut.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14.

Sipas policisë traktori është rrokullisur ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

“Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Istog kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në njoftim.