Emmanuel Macron - Foto: REL/Reuters

6 të arrestuar në Francë mbi komplotin e dyshuar për të sulmuar Emmanuel Macron

Gjashtë persona të lidhur me të djathtën ekstreme u arrestuan në Francë të martën, si pjesë e një hetimi mbi një komplot të dyshuar për të sulmuar presidentin Emmanuel Macron, raporton CNN.

Agjencia e Inteligjencës Franceze, DGSI, tha se gjashtë vetë u arrestuan në tre rajone të veçanta: Isère, në juglindje të Lyonit; Verë, në kufi me Gjermaninë dhe Luksemburgun; dhe Ille-et-Vilaine, në veriperëndim pranë qytetit të Rennes.

Të dyshuarit janë pesë burra dhe një grua midis moshave 22 dhe 62, tha për CNN, një burim i afërt me hetimin. Të gjithë kanë lidhje me të djathtën ekstreme, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

“Hetimi po shqyrton një plan të pasaktë dhe të formuar lirshëm për veprim të dhunshëm kundër presidentit të Republikës”, tha burimi, i cili nuk pranoi t’i përmendej emri.

Arrestimet vijnë pasi Macron paralajmëroi në një intervistë me ‘Le Courrier Picard’ të dielën për kërcënimin në rritje të lëvizjes ekstreme të djathtë, duke shtuar se vetëkënaqësia në fillim të viteve 1900 hapi rrugën për ngritjen e Hitlerit në Gjermani dhe Musolinit në Itali.

Sipas Reuters, të djathtët euroskeptikë francezë, të njohur dikur si Fronti Kombëtar, po udhëheqin sondazhet kundër Macron përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Partia udhëhiqet nga Marine Le Pen.