Deputeti Albert Kinolli - Foto: Facebook

Grupi 6+: Presidenti t’i emërojë anëtarët e KQZ-së

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinolli në debatin parlamentar për bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit, tha se sot deputetët po diskutojnë për një çështje mjaft të ndjeshme.

“Sa për informacionin tuaj, edhe ne si grup parlamentar i kemi nominuar anëtarët tonë për KQZ-së dhe kemi dërguar dokumentacionin e nevojshëm në Zyrën e presidentit dhe jemi në pritje të emërimit të tyre”, tha Kinolli.

Sipas deputetit, KQZ duhet që sa më parë të konsolidohet.

“KQZ duhet të jetë sa më parë e konsoliduar sepse deputetët duhet të çerifikohen si dhe të bëhet zëvendësimi i asamblistëve në kuvendet komunale. Presidenti ta përmbushë obligimin kushtetues dhe t’i emërojë anëtarët sepse KQZ është ndër institucionet më vitale të vendit”, theksoi ai.