Gjilan

6 persona helmohen në restoran gjatë Iftarit

Gjashtë persona janë helmuar nga ushqimi në një restoran në Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha për KALLXO.com, se personat e helmuar janë dërguar në emergjencën e qytetit.

Ata janë helmuar gjatë darkës së Iftarit, mbrëmë.

“Në raport kemi gjashtë persona të helmuar në një restoran në Gjilan. Personat e helmuar janë dërguar në emergjencë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Policia dhe njësitet e saj hetuese janë duke u marrë dhe duke e hetuar rastin”, tha Hashani.