Pamje nga konferenca e Inspektoratit Policor dhe e prokurorëve të shtetit pas arrestimit të 59 policëve - Foto: KALLXO

59 Zyrtarë Policorë të Arrestuar

59 zyrtarë policorë janë ndaluar dhe janë dërguar në qendrat e mbajtjes, prej tyre 20 të Njësisë së Autostradave, 20 nga Njësiti i Trafikut në veri të Mitrovicës, 15 nga njësiti jug i Mitrovicës dhe 4 të njësisë së Prizrenit, ka treguar në një konferencë të jashtëzakonshme për media kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti.

Veprat për të cilat dyshohen zyrtarët e ndaluar policorë janë keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit dhe dhënie e ndihmës kryesve të veprave penale.

Po ashtu, Mehmeti tha se Inspektorati ka kërkuar suspendimin e këtyre policëve të arrestuar.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.

Ai ka thënë se komuna e Mitrovicës është goditur më së shumti nga ky aksion pasi që 20 zyrtarë policorë janë nga veriu e 15 nga jugu. “Arrestimi i tyre është mundësuar nga bashkëpunimi me qytetarët”, tha ai.